Aksi rrugor Përmet-Çarshovë, shihni sa kanë avancuar punimet (FOTOT)

33

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se po vijojnë punimet me ritme të mira në objektin: “Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet – Çarshovë”.

Sipas njoftimit aktualisht në këtë segment po punohet për:

  • zgjerim të trupit të rrugës
  • betonim mure pritës
  • betonim kanale anësorë

FSHZH informon se ndërkohë ka përfunduar hedhja e shtresës së binderit nga km 0+000 deri në km 2+850 dhe nga km 3+790 deri në km 7+400.

Sipas FSHZH ky projekt pritet të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës duke krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe lehtësi në tregtimin e prodhimeve vendase si dhe hapësira për turizmin familjar.