Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtohet rruga që lidh Dibrën me Elbasanin

17

Tuneli i Murrizit pjesë e Rrugës së Arbrit, është vepra më e komplikuar infrastrukturore që është drejt përfundimit, ndërsa po ndërtohet rruga që lidh Dibrën me Elbasanin, që do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes qyteteve.

Punimet për këtë vepër po avancojnë me intensitet.

Kanë mbetur disa qindra metra për armatimin e gjithë këtij tuneli të hekurt dhe pas pak muajsh rruga nga Shkalla e Tujanit, deri te tuneli i Murrizit do të jetë gati për të vazhduar me të gjitha tunelet e Rrugës së Arbrit dhe pjesa e aksit Maqellarë- Peshkopi, që do të shkurtojë ndjeshëm rrugën.

Referenca: ata.gov.al