Turizmi në Gjirokastër, vijon puna për parkimin nëntokësor prej 300 vendesh

30

Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për godinën e re të parkimit nëntokësor prej 300 vendesh nën sheshin e Çerçizit.

Kjo godinë parkimi do të sjellë lehtësimin e qarkullimit si dhe orientimin e mjeteve që do të sjellin turistë në zonën e vjetër të qytetit, në këtë mënyrë hyrja në këtë zonë do të bëhet më komode.

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.