Turizmi patriotik ia doli, ja ‘kryeqyteti’ i pushuesve këtë verë

34

Nga janari në gusht, mbi 1 milion vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri. Turizmi patriotik nga Kosova, trojet shqipfolëse dhe emigrantët ia kanë dalë që të sigurojnë të vazhdimësinë për sektorin këtë verë.

Polakët pritet të vazhdojnë me chartera deri në fund të shtatorit, nëse qeveria e tyre nuk e përfshin Shqipërinë në listën e vendeve të ndaluara. Nga kontratat me garanci, ata kanë shfrytëzuar vetëm 25%, pjesa tjetër shtyhet në vitin 2021.

Vendasit kanë zgjedhur Sarandën, ku kapaciteti mesatar i plotësuar në struktura ishte 60%. Piku i sezonit këtë vit ka zgjatur vetëm 10 ditë.

Turizmi ia doli edhe këtë vit, falë vetë shqiptarëve.