Udhëtim pa viza, ja shteti që hap dyert për shqiptarët

88

Mbretëria e Arabisë Saudite është vendi i radhës i cili ka hequr vizat për shtetasit shqiptarë.

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht një memorandum me qeverinë e Arabisë Saudite për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe private.

Ky vendim është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, dhe hyn në fuqi menjëherë.