Tre zona të ndryshme të qytetit të Tiranës kanë marrë zgjidhje të shqetësimit të furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një lidhje të re me rrjetin e ujësjellësit në ”Rrugën e Barrikadave”, e cila është tepër e rëndësishme për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjithë.
Një tjetër investim i rëndësishëm është dhe rikonstruksioni i linjës së furnizimit me ujë në rrugën “Xhemollari” në Shkozë, e cila shumë shpejt u vendos në funksion të plotë për të siguruar kështu cilësi dhe siguri maksimale të furnizimit për të gjithë banorët.
Nga kjo ndërhyrje është bërë i mundur furnizimi nga tubacione të reja me materiale bashkëkohore dhe cilësi maksimale.
Ndërkaq, pas sinjalizimit të banorëve përmes telefonit në numrin e gjelbër 08004488, Bashkia e Tiranës ka përfunduar me shpejtësi lidhja e re e rrjetit të furnizimit me ujë për banorët e zonës në “Komunën e Parisit”. Grupet e punës së UKT shtruan linjën e re e cila u mundëson banorëvë akses më cilësor në rrjetin e shpërndarjes. Përveç investimeve në linjat kryesore të furnizimit me uji, UKT ka vijuar punën edhe për shtrirjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare.