Unaza e Madhe, drejt përfundimit Galeria 5 dhe 1 në lotin e parë

91

Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar solli sot pamje nga puna intensive natë e ditë që po bëhet për të finalizuar sa më parë këtë vepër.

“Në Lotin 1 dhe 2 të Unazës së Madhe punohet 24 orë në 7 ditë ta javës. Është drejt përfundimit Galeria 5 dhe Galeria 1 në lotin e parë”, bën të ditur ARRSH.

ARRSH thekson se po punohet me ndërtimin e rrugëve paralele dhe asfaltimin e tyre në lotin e dytë.

“Përfundimi i kësaj vepre të rëndësishme, jo vetëm që do të lehtësojë trafikun brenda Tiranës, por do të bëjë lidhjen e kryeqytetit me të gjitha rrugët dalëse kombëtare”, thekson ARRSH.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.