Universiteti i Gjirokastrës heq taksën e regjistrimit në degën e Mësuesisë

15

Me një eksperiencë 50-vjeçare në programet e Mësuesisë, Universiteti i Gjirokastrës këtë vit akademik vjen me risinë tarifë shkollimi 0 (zero) për të gjithë aplikantët që regjistrohen në programet e ciklit të parë Bachelor, në degën e Mësuesisë.

Senati dhe Bordi i Administrimit të Universitetit kanë vendosur heqjen e taksës së regjistrimit për ata studentë që do të duan të regjistrohen në Fakultetin e Shkencave Shoqërore dhe Edukimit dhe në mënyrë specifike në degën e Mësuesisë.

Aktualisht, universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër ofron programe studimi në tre fakultete, atë të Ekonomisë, të Shkencave të Natyrës dhe të Shkencave Shoqërore dhe Edukimit.

Ndërkohë që një program i ri studimi “Master i Shkencave në Financë- Kontabilitet” i shtohet ofertës së UGJ-së Ministria e Arsimit ka miratuar hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Financë – Kontabilitet”, me 120 kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike  (4 semestra), në gjuhën shqipe, me kohë të plotë.
Në përfundim të këtij programi studentët pajisen me diplomë “Master i Shkencave” në “Financë – Kontabilitet” në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
Veprimtaria akademike në këtë program fillon në vitin akademik 2021 – 2022.