Universiteti i Tiranës, dalin kuotat e pranimit në master

399

Në muajin shtator hapen aplikimet për ciklin e dytë të studimeve.

Zbardhen kuotat që ka miratuar universiteti më i madh, ai i Tiranës, për të gjitha programet e studimit në master për vitin e ri akademik 2018- 2019. Në total janë 6067 vende në dispozicion për studentët brenda vendit, 3400 prej të cilave për Master Shkencor dhe 2667 për Master Profesional.

Si çdo vit, për kategori të caktuara ka të tjera vende në dispozicion. Më konkretisht, 333 për kandidatë studentë nga trojet, 32 për shtetas të huaj, 322 për kategori të veçanta, 52 për transferime dhe 469 kuota për ata që dëshirojnë të ndjekin një master të dytë.