Ushqimet që duhet të konsumoni për të pastruar mëlçinë

33

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm që i gjithë organizmi të funksionojë mirë. Kjo do të thotë se pastrimi i saj stimulon një përmirësim të të gjithë gjendjes shëndetësore duke përmirësuar funksionet e tretjes dhe funksionimin e duhur të zorrëve.

Për më tepër, nëse mëlçia është e shëndetshme, lëndët ushqyese të ushqimit asimilohen siç duhet dhe mbrojtja imune është rezistente dhe e fortë.

Mëlçia, pra, është gjithashtu një mjet i fuqishëm në dispozicionin tonë për eliminimin e toksinave dhe të gjithë atyre substancave të padëshiruara dhe të dëmshme që marrim me ushqimin ose që prodhojmë në kohë stresi apo çekuilibri fiziologjik.

Pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme të kujdeseni për mëlçinë tuaj, ndoshta me ilaçe natyrale që nxisin pastrimin dhe funksionimin korrekt të saj. Një fazë detoksifikimi për mëlçinë rivendos të gjithë trupin tonë, duke rifilluar të gjitha funksionet në mënyrë korrekte.

Para së gjithash, pirja e të paktën dy litrave ujë në ditë, do ta ndihmojë shumë këtë organ për të eliminuar toksinat e prodhuara nga tretja. Edhe një dietë korrekte, me pak yndyrë dhe ushqime të skuqura, të rafinuara dhe komplekse, si dhe ato të pjekura dhe të djegura, do të kontribuojnë shumë në lehtësimin e stresit të mëlçisë në funksionimin e saj normal.

Preferohen ushqimet e pasura me fibra, veçanërisht frutat dhe perimet. Një tjetër truk që ju rekomandojmë shumë është të kufizoni sa më shumë kripën, duke e zëvendësuar sipas nevojës me erëza.

Bimët për shërimin e mëlçisë

Luleradhiqe është një nga kurat natyrale më të rekomanduara në mjekësinë bimore. I përket bimëve të hidhura dhe konsiderohet shumë i përshtatshëm për stimulimin e pastrimit të duhur të mëlçisë dhe funksionimin e duhur të saj. Mund ta marrim në formën e çajit bimor, infuzionit apo edhe zierjes, ndërsa lulet e tij janë perfekte për një eliksir detoksifikues.

Një bar tjetër shumë i përshtatshëm është gjembi i gomarit, nëse përgatisim një koncentrat me bazë këtë bimë do të kemi përfitime të jashtëzakonshme për funksionet e duhura të mëlçisë sonë.

Gjembi i gomarit përbëhet kryesisht nga silymarina, e cila ka një veprim mbrojtës ndaj substancave të dëmshme të çliruara nga trupi, ka një veprim që normalizon vetë funksionet e mëlçisë, duke reduktuar kolesterolin, trigliceridet dhe lipeminë dhe në fund ka edhe një veprim tonik duke përshpejtuar metabolizmin.

Një ”ilaç” tjetër për pastrimin e mëlçisë është elbi, i pasur me klorofil me një fuqi të lartë detoksifikuese dhe imunostimuluese dhe alkalizuese. Në formë pluhuri është perfekt për një ekstrakt pastrues.