Ushqimet që duhet të konsumoni për të patur një kujtesë të fortë dhe afatgjatë

48

Më poshtë do të zbuloni ushqimet që ju nevojiten për një mendje në formë dhe që forcojnë kujtesën tuaj.

Bajamet për kujtesë të mirë 

Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit.Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3  të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve. Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë.

Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht. Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.

Rozmarina  për kujtesë të mirë 

Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin. Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë.

Pijeni çdo ditë për 3-4 javë. Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.

Vaji i peshkut

Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit. Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit.

Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë. Ushqehuni rregullisht sa të keni munduesi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën. Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira.

Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, sipas të dhënave të AgroWeb.org janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë.