Ushqimet që parandalojnë trombozën dhe ndihmojnë qarkullimin e gjakut

225

Sipas ekspertëve, mpiksja e gjakut në vena e njohur ndryshe si trombozë ka një ndikim negativ në të gjithë organizmin. Mpiksja e gjakut mund të shkaktojë ishemi dhe arrest kardiak. Akumulimi i tepërt i rruazave të kuqe të gjakut në një vend të vetëm shkaktohet nga anemia, sëmundjet kardiovaskulare, kolesteroli, tensioni i lartë, sëmundjet e mëlçisë dhe mbipesha. Më poshtë po listojmë disa ushqime të mira për qarkullimin e gjakut.

Farat e Linit
Këto fara janë të pasura me minerale dhe acide yndyrore omega-3 të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e tij. Mund t’i përdorni në gatime të ndryshme.

Piperi i kuq
Piperi i kuq ka aftësi natyrale në hollimin e gjakut. Megjithatë, konsumi i tepërt i tij shkakton probleme të tjera, ndaj në çdo hap në këtë drejtim duhet bërë konsultë me mjekun.

Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është një erzë magjike. Ai përmban kurkuminë, një substancë që pastron gjakun dhe pengon mpiksjen e tij. Për më tepër, shafrani zbut dhimbjet. E gjeni në supermarkete apo në pikat e bimëve medicinale. Pini një lugë shafran të tretur në një gotë qumësht të ngrohtë për të trajtuar mpiksjen e gjakut.

Lëngu i kulumbrisë
Kulumbria është e pasur me vitaminë C dhe hekur, dy përbërës që pastrojnë gjakun dhe pengojnë mpiksjen e tij.

Çaji i kanellës
Kanella përmirëson qar-kullimin e gjakut por edhe trajton probleme të tjera të brendshme dhe të jashtme të organizmit. Kanellën mund ta konsumoni çdo ditë si çaj, por nuk duhet ta teproni sepse në të kundërt do të dëmtoni veshkat.

Qepa
Qepa luan rolin e një holluesi natyral të gjakut. Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga problemet kardiovaskulare duhet të hanë qepë çdo ditë. Qepa zgjeron arteriet dhe lejon gjakun të qarkullojë pa asnjë pengesë.

Lëngu i spinaqit
Kjo barishte është e pasur me vitaminë K e cila parandalon mpiksjen e gjakut. Spinaqin mund ta përfshini në sallata dhe gatime të ndryshme, ose ta pini si lëng duke shtrydhur gjethet bashkë me fruta te gjelbra.

Çaji i Xhenxhefilit
Xhenxhefili përmban disa substanca dhe acide që eliminojnë trombozën.
Xhenxhefili duhet pirë si çaj dy herë në ditë, pas konsultës me mjekun. Zieni 1 cm xhenxhefil të prerë në feta në një gotë ujë.

Rigoni
Rigoni ka aftësi qetësuese dhe shëruese. Ai është i pasur me antioksidantë të cilët pengojnë formimin e trombozës. E përdorni në gatime ose zieni një lugë çaji rigon të thatë në një gotë ujë dhe piheni disa herë në javë.