Ushqimet më të shëndetshme për trupin tuaj

590

nutrition

Vezët– Dikur konsideroheshin të tepërta vezët sidomos nëse haje më shumë se 1 në ditë, por gjërat kan ndryshuar. Sa më shumë vezë të hani aq më shumë proteina dhe vitamina dom të merrni.

Salmoni– Është një ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të omega-3 i cili ul kolesterolin dhe lufton sëmundjet e zemrës. Gjithashtu iu jep shumë energji.

Arroret– Janë ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe rrisin energjinë trupore pa rritur peshën e trupit tuaj.

Kërpudhat– Një racion me kërpudha iu oforn gjysmën e sasisë së hekurit që i nevojitet trupit tuaj, përpiquni të mos ia ndani tavolinës suaj.

Spinaqi– Është i pasur me hekur, magnez dhe kalcium. Mund ta gatuani të zjerë apo sallatë.

Kunguj dhe fara luledielli– Janë të pasura me magnez. Ndihmojnë në forcimin e kockave dhe në relaksimin e muskujve.

Patatet– Përmbajnë hekur, karbohidrate, proteina të shumta, vitaminë C dhe D. Kot nuk quhen edhe “buke dhe gjellë” nga populli.

Uji– Megjithëse mund të duket si  një shprehje tepër e rëndomte pa ujë s’ka jetë. Transporton oksigjenin në qeliza si dhe ul lodhjen.

Jogurt– Kosi i frutave ose kosi natyral kanë vlera të larta ushqimore dhe i bëjnë mirë lëkurës, sidomos kosi natyror.

Zarzavate të freskëta– Është thënë shpesh që zarzavatet dhe dietat mesdhetare janë idealet për shëndetin. Përpiquni të mos mungojë domatja, kastraveci apo specat nga tavolina tuaj.