Vaji i Ullirit – Si ta Përdorni për Bukurinë dhe Shëndetin

16

Vaji i ullirit është elementi kryesor përgjegjës për efikasitetin e  ushqyerjes së shëndetshme mesdhetare.

Ai është i pasur me yndyrna të mira dhe shumë antioksidantë.

Vaji i ullirit nuk korr sukses vetëm në kuzhinë.

Përdorimet e tij përtej kësaj zone të shtëpisë janë të panumërta.

Më poshtë do të gjeni një listë të zgjeruar përdorimesh të vajit të ullirit jo vetëm në mjekësinë popullore por edhe për bukurinë.

Vaji i ullirit për pastrimin e veshëve

Akumulimi i dyllit në vesh mund të përkeqësojë dëgjimin dhe t’i çelë rrugën iinfeksioneve.

Hidhni disa pika me vaj puro ulliri në njërin vesh, mbajeni për pak minuta dhe më pas lëreni të kullojë dhe përsëriteni këtë hap tek veshi tjetër.

Përsëriteni këtë procedurë rregullisht.

Infeksionet e veshit

Infeksioni në kanalin e jashtëm të veshit që ndodh zakonisht gjatë notit, parandalohet me disa pika me vaj ulliri në secilin vesh përpara se të hidheni në pishinë.

Vaji i ullirit në kombinim me hudhrën mund të përdoren edhe për infeksione të tjera të veshit.

Ngrohni dy lugë gjelle me vaj ulliri me një thelpi hudhër për 20 minuta. Pasi vaji të jetë ftohur hidhni një ose dy pika në vesh.

Kjo kurë nuk vlen nëse ju keni çarë daullen e veshit.

Vaji i ullirit kundër djegies nga dielli

Vaji i ullirit përmban antioksidantë që parandalojnë dhe riparojnë dëmet e lëkurës si pasojë e ekspozimit aksidental në diell.

Gargarë për higjenë orale

Praktikat e lashta mjekësore rekomandojnë gargarën me vaj ulliri për të përmirësuar higjenën orale, energjinë, sistemin imunitar e të tjera.

Për fytin e thatë

Nëse përzieni vajin e ullirit me vajra të tjerë esencialë si ai i lavandës apo trumzës mund të masazhoni pjesën e fytit për të stimuluar qarkullimin dhe gjendrat limfatike.

Skuqjet nga pelenat tek fëmijët

Vaji i ullirit ka aftësi ushqyese për lëkurën dhe lufton inflamacionit.

Në këtë mënyrë ai përbën kurën më të mirë për skuqjet nga pelenat tek fëmijët.

Ai krjon një barrierë mes lëkurës dhe urinës apo jashtëqitjes dhe parandalon skuqjen.

Përzieni një lugë çaji me vaj ulliri me dy lugë çaji me ujë.

Përziejini fort që të krijoni një masë kremoze dhe lyejeni lëkurën e fëmijës.

Vaji i ullirit kundër parazitëve

Vaji i ullirit është shumë efikas kundër parazitëve të kokës.

Lyejeni gjithë kokën dhe mbështilleni me një qese plastike dhe peshqir.

Mbajeni gjithë natën. Në mëngjes kriheni flokun mirë dhe më pas lajeni me shampo.

Kjo procedurë duhet përsëritur disa herë deri sa të gjithë parazitët të jenë zhdukur.

Për ushqimin dhe pastrimin e fytyrës

Vaji largon papastërtirat dhe e ushqen lëkurën duke hequr yndyrnat, përtharjen dhe pikat e zeza.

Masazhojeni lëkurën e fytyrës dhe qafës me vaj ulliri dhe më pas fshijeni me një napë të pastër të lagur me ujë të nxehtë.

Vaji i ullirit kundër akneve

Përzieni katër lugë gjelle me kripë dhe tre lugë gjelle me vaj ulliri.

Fërkojeni fytyrën lehtë me këtë masë dy herë në javë dhe do të shikoni përmirësim.

Për pastrimin e furçave të makiazhit

Vaji i ullirit pastron edhe furçat e makiazhit. Përzieni sapun me vaj ulliri dhe fërkojini furçat tuaja.

Më pas shpërlajini dhe lërini të thahen.

Banjë me vaj ulliri si Sofia Loren

Aktorja italiane Sofia Loren është fanatike e banjës së ngrohtë me vaj ulliri.

Sipas saj, vaji i ullirit është sekreti pas lëkurës së saj të shkëlqyer.

Kur bëni banjë, shtoni pesë lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër në vaskë dhe relaksoheni.

Për shkëlqimin e këpucëve

Me vajin e ullirit mund të lyeni këpucët e lëkurës për tu dhënë atyre shkëlqim.

Atë mund ta përdorni edhe në mobiljet e drurit bashkë me limonin për t’i pastruar dhe mirëmbajtur ato.

/ata.gov.al