Vaksinimi falas i bagëtive/ Procesi gjatë majit do bëhet në 38 fshatra të 7 qarqeve

14

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, “gjatë këtij muaji, do të kryhet në të gjithë vendin vaksinimi i bagëtive të imta, gjedhit, derrat dhe njëthudrakët në zonat me risk të lartë për shfaqjen e sëmundjes së plasjes”.

Sipas MBZHR, në përputhje me zbatimin e Programit Kombëtar të Kontrollit të Plasjes, për vitin 2021, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ka nisur kryerjen e profilaksisë shtetërore për vaksinimin e e këtyre kafshëve.

“Dozat e vaksinave do të administrohen falas nga veterinerët zyrtarë të Shërbimit në 38 fshatra që i përkasin qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës”, bën të ditur MBZHR.