Përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit po investohet për ndërtimin e rrugës Pogradec – Tushemisht.
Kjo ndërhyrje pritet të ketë një ndikim pozitiv në turizëm, me synim nxitjen dhe rigjallërimin e bizneseve të vogla, përgjatë rrugës dhe përfshirjen e banorëve të zonës në punësim.
Duke sjellë një përmirësim të kushteve të jetesës, përmes rritjes së ekonomisë familjare dhe lokale.
Fshati Tushemisht ndodhet vetëm 6 km larg Pogradecit, ku “Zonja nga qyteti” dhe peizazhi piktoresk mirëpresin vizitorë vendas dhe të huaj.
Tashmë ky destinacion do të arrihet më shpejt dhe më lehtë, pasi rruga lidhëse mes tyre është në proces rikonstruksion në kuadër të programit “rrugët lidhëse rajonale”, me financim të qeverisë shqiptare, Bankës Botërore dhe BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim).
Deri më tani janë realizuar ndërtimi i tre bokseve beton arme, 4 tombino së bashku me muret portal në hyrje dhe dalje. Gjithashtu është realizuar gërmimi i dheut në kasonetë, rulimi i kasonetës dhe vendosja gjeotekstil dhe gjeogrid.
Rruga Pogradec -Tushemisht është pjesë e rëndësishme e infrastrukturës së bashkisë së Pogradecit.
Me herët gjendja e saj ishte tepër e amortizuar, me gropa dhe shtresa asfaltimi të dëmtuara.