Veçoria që na bën më tërheqës tek të tjerët

40

Psikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor besojnë se dhembshuria është karakteristika që i bën të tjerët “të magjepsur ” nga ne. Kur flasim për dhembshuri, nuk nënkuptojmë vetëm të ndjejmë keqardhje për dikë ose një situatë, por të zhvillojmë një lidhje të thellë me të tjerët, pa u fokusuar në atë se si duken, kush janë ose nga vijnë.

E thene ndryshe behet fjale per ndjeshmeri.

Dhembshuria: Tipari kryesor që duhet të zhvillojmë

Mendimi i mësipërm mbështetet edhe nga shkenca. Sipas një studimi të vitit 2019 nga Universiteti i Karolinës së Veriut, shfaqja e dhembshurisë (ndjeshmerise) dhe të qenit i sjellshëm na vendos lart në listën se sa të dëshirueshëm jemi në sytë e të tjerëve.

“Kjo ka kuptim”, thotë Eva C. Klohnen, një profesore e psikologjisë në Universitetin e Iowa-s. “Ne jemi të tërhequr biologjikisht nga njerëzit që tregojnë ndjeshmëri dhe dhembshuri. Të gjithë duam të na duan dhe kuptojmë. Ne po kërkojmë njerëz që na mundësojnë të ndihemi kështu.”

Një tjetër ndikim pozitiv i kësaj sjelljeje është se na bën të dukemi më të rinj.

“Studiuesit arritën gjithashtu në përfundimin se njerëzit që u fokusuan në ndjeshmëri gjithashtu treguan më shumë optimizëm, kishin ulur nivelet e stresit dhe ishin më pozitivë për jetën”.