Rruga Kardhiq-Delvinë, gati vitin që vjen

40

Rruga Kardhiq-Delvinë do të jetë gati vitin që vjen. Fondet buxhetore për përfundimin e kësaj vepre mjaft të rëndësishme, jo vetëm për të shkurtuar distancën për qytetarët, por mbi të gjitha për turistët, dhe për potencialin që ka ajo zonë janë tërësisht të alokuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë, puna aty është duke vijuar me ritme të larta dhe rruga do të ketë përfunduar brenda vitit që vjen.

Rruga Kardhiq–Delvinë, një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 16 km. Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton distancën nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit

Për t’i dhënë një hov më të madh turizmit në Sarandë qeveria planifikon të ndërtojë edhe një aeroporti turistik.

Dy ministritë e linjës, ajo e Financave dhe Transporteve janë duke punuar për të bërë gati dhe për të lançuar dokumentacionin për aeroportin e Sarandës.

Po ashtu ka nisur puna për ndërtimin e portit të Jahteve në Sarandë, që është konceptuar si një port elitar.

Potenciali i Sarandës nuk është vetëm Saranda, por e gjithë zona, edhe ajo rurale, për shkak të kushteve klimaterike për prodhimin e produkteve bujqësore.

Zona e Xarrës njihet për prodhimin e mandarinës, pasi veçse furnizon tregun vendas edhe eksporton sasi të mëdha.

Edhe investimet e kryera nga qeveria për sistemin e ujitjes dhe kullimit do ta ndihmojnë për t’u zhvilluar më tej këtë zonë. Ndërkohë qeveria planifikon investime në rritje për përmirësimin e furnizimit me energjia por edhe në infrastrukturë.