Velipojë-Ulqin do jetë vetëm 1 kilometer/ “Ura mbi Bunë”, publikohen pamjet e projektit që lidh dy shtetet

10

Marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës u nënshkrua dje në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Mali i Zi në Podgoricë.

Ura do të jetë e kategorisë C1 dhe do të ketë mundësi të përdoret për makinat, për kamionët, për kalimtarët, biçikletat dhe do të ketë dy korsi, gjithashtu edhe pjesën e vendpushimeve dhe të trotuareve.

Ura, që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi e që do ndërtohet mbi lumin Buna, do të ketë një gjatësi prej 303 metrash. Ajo do të ketë 3 harqe dhe pritet të shkurtojë distancën mes dy vendeve nga 37 kilometra që është aktualisht në vetëm 1 km.

Ulqini dhe Velipoja kanë një largësi vetëm 1 km mes tyre, por nga pikëpamja e ndërlidhshmërisë aktuale kanë 73 km. Me projektin e urës së re distanca mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të shndërrohet në 1 km rrugë./Poal