Vendimi historik/ Shqipëria ndalon me ligj bixhozin; nuk ka më kazino, lloto dhe as baste online

297

Shqipëria ka ndërmarrë sot një vendim historik që shëron një nga plagët më të rënda të shoqërisë, siç është bixhozi.

Duke filluar nga data 1 Janar 2019, do të mbyllen të gjitha pikat e basteve, lojërat elektronike, si dhe të kazinotë.

Gjithashtu nuk do të lejohen as bastet online, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj plage të rëndë shoqerore

Ligji është miratuar në parlamentin e Shqipërisë dhe nuk ka kthim pas.

Ky vendim u shpëton shqiptarëve 162 milionë dollarë në vit, nëse iu referohemi sesa harxhuan vitin e kaluar në kumar, por shifrat jo zyrtare flasin për 500-700 milionë euro.

Pikat e basteve, do mbyllen kudo, afër shkollave, në rrugë, shëtitore, duke u zhdukur përgjithnjë.

Përgatiti: PO.AL