Vendi i varfër i jep leksion botës, heq tarifat e shkollimit për të gjithë studentët

160

Një ndër shtetet më të varfra i ka dhënë sot një leksion të madh Botës.

Liberia ka njoftuar heqjen e tarifave të shkollimit për studentët në universitetet e një prej vendeve më të varfra të Afrikës Perëndimore

Vendimi është marrë nga Presidenti , George Weah, i cili u rrit vetë në varfëri ekstreme në fëmijëri për t’u bërë një prej futbollistëve më të zëshëm të botës, duke luajtur me PSG-në dhe Milanin

“U trondita kur m’u tha se, çdo simestër, rreth 20 mijë maturantë i nënshtroheshin procesit të regjistrimit, por vetëm 12 mijë arrinin të ndiqnin studimet e larta. Për më tepër, rreth 5.000 nga këta 12 mijë studentët, varen nga forma të ndryshme ndihmash financiare apo bursa. Pjesa tjetër e maturantëve nuk studiojnë sepse iu mungon përkrahja financiare”, shtoi Weah.

Qindra mijëra talente në botë nuk ndjekin dot shkollën për shkak të tarifave të papërballueshme

Përgati PO.AL