Vendimi/ S’keni nevojë më për autorizime për vete ose makinën, ja si zgjatet lëvizja

169

Nga dita e hënë, fasha orare e lëvizjes në “zonat e kuqe” është zgjatur deri në orën 21:00!

Vendimi u bë i ditur nga qeverua, ndërsa njoftoi se duke nisur nga kjo e hënë do të hiqen edhe autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve gjatë javës. Më konkretisht, për të dalë në këmbë ose makinë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Krujë (që janë zona të kuqe) nuk do keni nevojë për autorizim. Lëvizja është e lirë deri në 21:00.

Ndërkohë, fundjava tjetër do të jetë sërish e kufizuar për lëizjen e mjeteve.

Ndërsa për bashkitë e tjera nuk ka më kufizime të lëvizjes dhe as fasha orare.

Vendimet

-Fieri kthehet në zonë e gjelbër

-Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta

-Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00

-Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës – fundjava do të jetë përsëri pa makina

-Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjeteve në zonat e kuqe

-Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri.