Vepra e artistit Ruowang në rrethrrotullimin e Koplikut

38

DRTK Shkodër ndau në rrjetet sociale një foto interesante nga punimet në njërin prej rrethrrotullimeve të rrugës së Koplikut. Në këtë rrethrrotullim ka marrë formë vepra e artistit me famë botërore, Liu Ruowang “Wolves Coming”,  e cila rreket të krijojë një marrëdhënie që sintetizon simbolikën e agresionit të njeriut në planetin tokë dhe reagimin e natyrës si pasojë e prishjes së këtij diversiteti.

Kjo vepër është një nga veprat e artit që do të vendosen në hapësira publike anembanë vendit.

Nisma “Art në Hapësira Publike” ka përfituar një fond prej 200 milionë lekësh, të cilin qeveria shqiptare ia besoi Ministrisë së Kulturës.

Thirrja për paraqitjen e projekteve iu drejtua jo vetëm artistëve shqiptarë, por edhe atyre të huaj, siç është rasti në fjalë. Në të gjithë Shqipërinë janë 18 lokacione ku janë vendosur ose do të vendosen vepra arti.

/ata.gov.al