VIDEO/ A e dini si bëhet tradicionalisht një plis apo qeleshe?

169

Faqja shumë e njohur e zbulimit të krijimtarisë dhe festave që lidhet me bukurinë, modën, ushimin dhe traditat ka folur edhe për mënyrën se si prodhohet plisi apo qeleshja shqiptare.

Përmes një video tregohet dhe procesi i bërjes së qeleshes, që nga marrja e leshit të deles, larja dhe shkriftimit të tij deri në procesin e ngjeshjes dhe prodhimit gjithashtu në makineri të posaçme.

Një video që nuk duhet humbur.

Por çfarë është qeleshja, apo plisi?

Plisi është një kapele qe shpeshherë cilësohet si më e veçanta, pasi që ajo përdoret vetëm në trojet shqiptare. Zakonisht plisi mbahet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremonitë e ndryshme shoqërore. Në disa pjesë rurale në veri të tokave shqipëtare mbahet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës. Kohëve të fundit plisi po përdoret vetëm i bashkangjitur me veshjet kombëtare të cilat përdoren vetëm për festat kombëtare e historike të popullit shqiptar, e jo si një kapele që zë vend në garderobën e përditshme.

Plisi quhet mbulesa e bardhë prej leshi të cilën pellazgët, Ilirët e më vonë shqiptarët e përdorën për ta mbuluar kokën. Quhet plis sepse është e krijuar prej leshit të deles së bardhë (kujto fisi ilir i delmatëve ose dalmatëve dhe dalmacia). Pra prej leshi, në dialektin gegë bënë pi-leshi ndërsa në gjuhën e vjetër bënë pi-lesi prej nga rrjedh pi-lisi dhe p’lisi e ku pastaj shkurtimisht e përfundimisht quhet plisi.