VIDEO/ Celulari i parë në botë me katër kamera

274

Kompania Oukitel këtë muaj do ta sjell në treg telefonin e parë në botë me katër kamera, të quajtur Oukitel U22.

Pasi gjithnjë e më shumë përdoruesit po i përdorin smartfonët e tyre për të shkrepur fotografi, kjo kompani ka menduar që të sjellë smartfonin e parë në botë me katër kamera.

Dy Kamerat e para do të jenë 5 MP dhe 2 MP, ndërsa dy kamerat prapa do të jenë 8 MP, përkatësisht 2 MP.

Celulari do të ketë edhe sensorin për skanimin e gishtërinjve, ndërsa për përdoruesit do të ofrohet në tri ngjyra: e bardhë, e zezë dhe ari.