VIDEO/ Koleksioni i librave të rrallë që prej 1493, mbi 500 vjet histori që flasin për shqiptarët

135

Ca rrëfime librash të vjetër, ndër 500 vite, shkruar në shumë gjuhë, për shqiptarët e djeshëm, por që shumë thonë edhe për ne të sotmit.

Koleksionisti i tyre, Ylli Sula na çon në një kohë kur libri konsiderohej në vetvete një vepër arti, që nga kopertina e gjithë kujdesi e luksi që e shoqëronte një botim. Në pavione të ndryshme të MHK çdo hapësirë i është dedikuar një epoke, individi apo historie.

Ylli Sula thotë: “Ky koinçidon që të jetë edhe botimi më i vjetër që unë kam. Është i vitit 1493”.

Një botim original i Barletit çel ekspozitën: “Në disa faqe të librit ka një filigranë brenda letrave, me imazhe të një këmbanoreje, të një kryqi, që botuesi i Barletit e kishte porositur këtë letër vetëm për Skënderbeun e Barletit. Unë kam disa botime shumë të rralla dhe e kam konfirmuar që këto nuk gjendet as në Bibliotekën Kombëtare”.

A ka një vlerë që mund t’i jepet koleksionit?

“Është e vështirë”, thotë koleksionisti.

Në një tjetër hapësirë të ekspozitës është është legjenda e Zojës: “Është kalaja, qyteti, Buna, Drini, Ura dhe ja ku ndodhej kisha në 1467”.

Përveç librave, këtu na paraqiten dokumente të rralla: “Dokument i 1496, është një baron gjerman, i cili udhëton në Shqipëri dhe transkriptonte në gërmat e gjermanishtes fjalë të gjuhës nga ai vend. Fjala e parë shqipe është fjala venë, verë.

Një pasazh nga përkthimet e para të Biblës, por me gërma greke. E para ishte fjala.
Është një prift italian që ka botuar një gramatikë të gjuhës shqipe, ku ka mbledhur edhe fjalë të urta shqip. Kam theksuar këtë: S’është marre mos me dit gja, por mos me dasht me xan gja”.

Duket sikur na çove në një epokë tjetër.

“Unë them që është më shumë epokë sot se sa, sepse shumë nga pseve të sotme mund t’i jepet përgjigje”, thotë Sula