Restaurim kishës së Shën Nikollit në Berat

190

Vijon puna restauruese në Kishën e Shën Nikollës, në lagjen Kala të Beratit, e cila prej shumë kohësh ishte në listën e objekteve të rrezikuara për shembje dhe degradim total.

Specialistët e DRKK-se Berat janë duke punuar për ndërtimin e strukturës së çatisë, e cila do të realizohet e tipit kapriat druri. Më pas do të vazhdohet me petavrimin, vendosjen e materialit hidroizolues dhe qeramosjen me tjegulla vendi.

Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.