VIDEO/ Kush po i rrotullon retë? Çfarë duhet të dini për “vrimat” misterioze në qiell

165

Në një video e publikuar më 7 mars 2019 që po qarkullon në mediat sociale këto ditë, do të shihni një vrimë “misterioze” në qiell, filmuar nga një makinë. Ai që publikoi videon tha se pamja vjen nga Emiratet Arabe. Nëse bëjmë një kërkim në rrjet, zbulojmë se qielli është “plot vrima”. Logjikisht ata përfaqësojnë një shfaqje që mund të duket e pazakontë, aq shumë saqë është e vështirë t’i rezistosh tundimit për t’i fotografuar dhe publikuar ato.

Problemi është se ka nga ata që spekulojnë mbi këto imazhe. Në botën e “ufologëve”, nga ana tjetër, thuhet se ato mund të jenë mjete të huaja, ose sinjale që na dërgojnë alienët. Në këtë pikë shfaqet edhe mundësia – tani e arritshme për shumë njerëz – për të shtuar efekte speciale për fotot dhe videot, ndoshta duke treguar dritat misterioze që rrotullohen rreth skajeve të këtyre “vrimave misterioze”.

Atëherë, cilat janë vrimat misterioze në qiell? Fenomeni tashmë është i njohur mirë për meteorologët, dhe njihet si fenomeni “Fallstreak holes”

Sipas astronomëve dhe meteorologëve bëhet fjalë për një episod atmosferik i rrallë dhe spektakolar i quajtur “Fallstreak Hole”. Janë hapësira në formë rrethore, të mëdha që formohen në re. Për detaje shihni videon.