FOTOT/ Prezantohen fanellat e reja të ekipit Kombëtar të futbollit

60

Prezantohen fanellat e reja të ekipit Kombëtar të futbollit. Shqipëria do të përfaqësohet gjatë eliminatoreve të vlefshme për Euro 2020 me uniformat që janë dizenjuar nga sponsori teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, “Macron”.

Si zakonisht, uniforma e parë e skuadrës do të jetë ajo kuqezi, njejtë si flamuri kombëtar. Fanella do të jetë e kuqe dhe në gjoks do të jetë një grafikë e lehtë që nënkupton shqiponjën, ndërsa pantallonat e shkurtra do të jetë të zeza.

Uniforma e dytë do të jetë krejtësisht e bardhë, ndërsa e treta krëjtësisht e zezë me të njëjtën grafikë si në rastin e uniformës së parë.