VIDEO/ Nga 15 korriku, shërbime më të shpejta dhe më të lira për drejtuesit e automjeteve

20

Udhëzimi më i ri për drejtuesit e automjeteve zeron 80 milionë lekë tarifa, ndërsa tashmë ka më pak radhë pranë sporteleve, shërbime më të shpejta dhe standarde të reja dhe shërbime më të lira.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nxjerrë një udhëzim të ri për regjistrimin e automjeteve më shpejt, më lehtë, më lirë.

Në sajë të këtij udhëzimi prej 15 korrikut sigurohet mirëadministrim dhe shërbim i shpejtë e praktik.

Po ashtu, reduktohen praktikat për identifikimin e treguesve të mjetit dhe rinovimin e dokumenteve të mjetit, për transferim dosje dhe humbje, vjedhje, dëmtim dokumentesh mjeti a targe.

Po ashtu “janë modernizuar shërbimet me fokus qytetarin, eliminohen 85 mijë praktika në vit dhe kursehen 2.5 milionë minuta pritje radhë e sportel në vit për qytetarët.

Duke llogaritur shpenzimet vajtje-ardhje dhe kohën në trafik me automjet, kursehen 3 milionë minuta trafik në vit dhe 60 milionë lekë në vit karburant.

Udhëzimi i Ri i Regjistrimit të Mjeteve:?Më lehtë?Më shpejt?Më lirëMirëadministrim dhe shërbim i shpejtë e praktik – Prej 15 Korrikut 2019 reduktohen praktikat për: ?Identifikimin e Treguesve të Mjetit (ish Kontrolli Fizik)?Rinovimi i dokumentave të mjetit ?Transferim dosje ?Humbje-vjedhje-dëmtim dokumentash mjeti a targe, etjModernizojmë shërbimin me fokusin tek qytetarët:?Eliminohen 85 mijë praktika në vit! ?Zerohen 80 milion Lek tarifa/Vit! ?Kursehen 2.5 milion minuta pritje radhë e sportel/vit për qytetarët!Duke llogaritur shpenzimet vajtje-ardhje dhe kohën në trafik me automjet, kursehen:?3 milion minuta në trafik/vit! ?60 milion Lek/vit karburant!DPSHTRR në shërbimin Tuaj!✌️Më pak radhë pranë sporteleve✌️Shërbime më të shpejta dhe standarde të reja✌️Shërbime më të lira#RevolucioniDPSHTRR #MIE #Modernizim #InformatizimRisi #GjithëVëmendjaTeQytetarët #ShqipëriaQëDuam ????

Gepostet von Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor am Montag, 29. Juli 2019