VIDEO/ Njihuni me Artenisën, 14-vjeçarja nga Lezha që i bie çiftelisë: U frymëzova nga gjyshi për ta mësuar

22

Pjesën më të madhe të kohës ja kushton çiftelisë, këtij instrumenti muzikor që identifikohet me madhështi trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare sidomos ne zonën e veriut. Kjo është Artenisa Përkeqi nga Lezha, e cila që në moshë të vogël është e apasionuar pas çiftelisë.Vajza 14-vjeçare thotë se frymëzimin e ka marrë nga gjyshi dhe po ndjek traditën e tij.

“Gjyshi luante me çifteli. Po ndjek traditën e gjyshit”, tha Artenisa Përkeqi.

Prej 1 viti është pjesë e ansamblit “Besëlidhja” në Lezhë dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete si valltare dhe instrumentiste, ndërsa në vazhdimësi mban veshjen tradicionale që identifikon Mirditën nga ka origjinën 14-vjeçarja Përkeqi.

“Kam marrë pjesë në disa aktivitete në Korçë, Tiranë. Nuk është e vështirë. Unë e bëjë këtë me shumë dëshirë. Kjo është veshja e Mirditës. Simbolizon origjinën e Mirditës”, tha Artenisa Përkeqi.

Pavarësisht gjinisë Artenisa Përkeqi ka vendosur ta thyeje tabunë e të vazhdojë rrugëtimin e saj me çifteli.

Në Lezhë janë 65 fëmijë pjesë e ansamblit folklorik të qytetit, të cilët po mësojnë çiftelinë. Profesori i tyre Llesh Prenga thotë se këta fëmijë e kanë pasion këtë instrument muzikor dhe janë mjaft premtues për të ardhmen.

“Me thënë të drejtën është shumë premtuese. Ka dhe vëllain, djalin e axhës së vetë, që janë angazhuar në asamblin e fëmijëve në Lezhë. Veç çiftelisë është dhe valltare e këngëve folklorike. Ka mbi 1 vit e gjysmë që ka nisur të aktivizohet. Kanë marrë dhe çmime të para. Kanë marrë dhe trofeun. Ka dhe femra të tjear që ndjekin çiftelinë, 6 në Lezhë, 8 në Shën Koll. Janë më aktive se djemtë, madje përveç çiftelisë kanë edhe vallen. Me thënë të drejtës që ka hyrë pjesa folklorike. Rinia u largua shumë në 92’, por ka 15 vite që është ringjallur. Më vjen mirë që ka dhe vajza të angazhuara. Çiftelia është vegël e gegnisë”, tha Llesh Prenga.

Në këtë mënyre fëmijët në Lezhë po mbajnë gjallë traditën folklorike te të pareve, e cila për fat të keq vitet e fundit është sfomuar gjithnjë e më shumë./REPORTTV