VIDEO/ Nuk di të ecë…por noton si Michael Phelps

130

Ky është momenti i adhurueshëm kur një bebe nis të notojë vetë në një pishinë, pa ndihmë…

Grace Fanelli nga Florida, donte që të fuste fëmijët e saj në pishinë që në moshë të vogël, në mënyrë që ato të mësoheshin me ujin. Vajza e saj Kassia, akoma nuk ka mbushur një vjeç, dhe nuk di të ecë, por në ujë duket si një Michael Phelps në miniaturë…

Vajza më e madhe e Grace, është tani tre vjeç, por të dyja ato, siç rrëfen e ëma, kanë mësuar të notojnë kur ishin vetëm nëntë muajsh.

“Mbytja është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve mes fëmijëve nën moshën pesë vjec. Por, fëmijët mund të mësojnë notin duke filluar nga mosha gjashtë muajshe”, thotë Grace duke i bërë apel prindërve të mësojnë fëmijët të notojnë, në mënyrë që ata të jenë zotë të vetes.

Dhe Kassia ka marrë mësime noti që kur ishte nëntë muajshe, dhe ato dukshëm kanë dhënë rezultat. Videoja e saj në pishinë është bërë tani virale në mediat sociale, dhe kushdo që e sheh, mrekullohet.