”Festa e Miqësisë”, ndizet qyteti i ‘një mbi një dritareve’

273

Berati mirëpret sot ”Festën e Birrës”, eventi më i madh festiv i kësaj vjeshte në qytetin e një mijë e një dritareve.

Qindra qytetarë dhe turistë nga i gjithë vendi por jo vetëm do të mund të shijojnë sot atmosferën në sheshin “Teodor Muzaka”, në kuadër të festës së birrës ose ndryshe festa e miqësisë.

Publiku do argëtohet nën ritmet e super muzikës me pjesëmarrjen e Era Rusit,Land Kademi,Orgesa Zaimi dhe Dj Fredi etj.

Stafi organizativ në bashkinë e Beratit, po vijon punën për organizimin e kësaj feste ndërsa policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Gjatë ditës mund të vizitosh atraksionet e qytetit ndërsa në mbrëmje mund të shijosh festën e organizuar me këtë rast nën ritmet e muzikës e duke trokitur gotat mes miqëve.

Festa e Birrës, e kthyer tashmë në traditë, është një ngjarje mjaft e rëndësishme përsa i përket tërheqjes së vizitorëve, me qëllim promovimin e imazhit turistik në rajon.

Berati njihet ndryshe si një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia , arti dhe arkitektura e monumenteve dhe shënoi një rekord historik, ku vetëm gjatë muajit gusht 2018 u vizitua nga 23 000 vizitorë.