VIDEO/ Prezantohet makina e parë fluturuese në botë

85

Që prej më shumë se një shekulli njerëzit janë përpjekur ta realizojnë, por më në fund, makina e parë fluturuese bëri debutimin Shtetet e Bashkuara.

E quajtur “Pioneer Personal Air Landing Vehicle” – “Mjeti Pionier Personal Fluturues dhe Tokësor”, ose PAL-V, kjo makinë është e pajisur me helikë dhe mund të ngjitet deri në 3800 metra lartësi. Makina punon me benzinë dhe mund të arrijë shpejtësi maksimale mbi 320 km/h në ajër dhe 160 km/h në tokë.

Mjeti i prodhuar në Holandë deri tani është vetëm një prototip, por edhe pse ka një çmim prej 599 mijë dollarësh, 70 copë janë porositur nga blerës të ndryshëm. Dorëzimi i parë mendohet të realizohet në vitin 2021.

Makina ka vend vetëm për dy persona dhe mund të shndërrohet nga mjet tokësor në një helikopter personal në vetëm 10 minuta. Në tokë dhe ajër mund të arrijë nga 0 në 100 km/h në vetëm 8 sekonda.