VIDEO/ Shqiptari pushton mediat italiane, ja gjesti dinjitoz

38
Një gjest shumë i bukur është bërë nga një shqiptar, i cili ka gjetur një portofol në një fshat të Italisë, ku edhe jeton e punon prej pak kohësh.
 
I riu, i cili quhet Vinçenco, ka treguar për median italiane se pasi e ka gjetur portofolin, ka dashur t’ia kthejë atë pronarit.
 
“Po shkoja në punë, në orën 4 të mëngjesit. Po ecja pranë fshatit. Në asfalt gjeta portofolin., i thashë pronarit dhe ai më tha që nuk i njihte këta persona. Mora portofolin dhe erdha këtu tek thertorja. I thashë të zotit që nëse njihte këtë person, t’i jepte portofolin, pasi brenda kishte një dokument të rëndësishëm që mendoja se duhej. Gjeta një numër, telefonova dhe gjeta të zotin. Unë kam 2 vjet që jam në Itali. Punoj në fshat”, shprehet i riu shqiptar.
 
Umberto, i cili kishte bërë denoncimin pasi i kishte humbur portofoli, thotë se ishte surprizë kur këtë mëngjes e telefonuan dhe i dhanë lajmin e bukur që ky djalosh kishte gjetur sendet e tij personale.
 
Ai shton se do t’i japë numrin e tij të telefonit dhe për çdo gjë do të jetë i gatshëm ta ndihmojë.
 
Pyetjes se sa para kishte në portofol, Umberto i përgjigjet kështu:
 
‘’Mjaftueshëm. Jo plotë, por edhe as bosh”.
 
Të dy, shqiptari dhe italiani, janë takuar brenda thertores në Giugliano in Campania, Napoli.
 
Pronari italian i thertores shprehet se është një gjest që i bëri përshtypje, pasi dëgjojmë gjerë të këqija dhe negative çdo ditë.
 
”Të dëgjosh për një gjest të tillë nga një njeri që mes thonjzash le të themi se ka nevojë (për para) që vjen këtu dhe shqetësohet se kujt i kishte humbur portofoli me para, kartë krediti etj, është një gjest i bukur që nuk ndodh çdo ditë”.