Viti i Skënderbeut/ Ekspozitë për Skënderbeun në Athinë

140

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, në bashkëpunim me Bibliotekën e Gennadios, organizoi një ekspozitë me libra, gravura dhe kartëpostale të vjetra dhe të rralla për Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pjesë e koleksionit të kësaj biblioteke, të koleksionistes britanike Patricia Nugee dhe koleksionistit Panagiotis Koliomichalis.

Në këtë event të organizuar në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, morën pjesë edhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë Dorian Koçi, trupi i huaj diplomatik i akredituar në , studiues dhe miq të Shqipërisë.