10 lajme të mira për ditën e sotme

136

1- Teatri shqiptar i Amerikës turne në Europë me Gjergj Kastriotin

Teatri shqiptar në Amerikë me pjesën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” do të fillojë gjatë muajit nëntor shfaqjet në disa vende të në Europës, në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar më shumë

 

2- Apoloni/ Zbulohet mozaiku i Akilit, i cilësuar një mrekulli artistike

Mozaiku i Akilit në Apoloni, i cilësuar një mrekulli artistike, deri në një ungjill i artit të homerizimit, do të jetë i vizitueshëm sezonin e ardhshëm turistik. Vepra që daton në shekullin e III para lindjes së Krishtit më shumë

 

3- Komedia klasike “Volpone” vjen në Tiranë

Komedia klasike “Volpone” me nuancat e një drame satire që trajton lakminë, makutërinë, vesin që çon qënien njerëzore në bjerrjen e çdo vlere do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më shumë

 

4- Mjekët nga SHBA vijnë në Tiranë, vizita mjekësore e syze falas për personat me vështirësi ekonomike

Doktorë të specializuar në këtë fushë nga SHBA ofruan përvojën dhe dijet e tyre për t’i ardhur në ndihmë dhjetra banorëve të Njësisë 4 dhe 8 që e kishin të vështirë të përballonin kostot e vizitave dhe syzeve optike më shumë

 

5- Aventura e italianëve, vijnë me motorra dhe ‘ngjisin’ malin e Tomorrit

Një grup prej 20 turistësh italianë janë ngjitur ditën e djeshme në lartësitë e Malit Tomorr. Turistët ishin të pajisur me mjete motorrike të përshtatura për të udhëtuar në terrene malore dhe të vështira më shumë

 

6- Tre filma të Xhanfize Kekos në Kopenhagen, sot shfaqet ‘Tomka dhe shokët e tij’ dhe ‘Mimoza llastica’

Filmi “Tomka dhe shokët e tij”  dhe “Mimoza Llastica” prezantohen sot në Kopenhagen. Ndërsa, në datën 9 nëntor do të shfaqet “Kur xhirohej një film”. Të tre filmat janë skanuar edhe restauruar, prandaj do të projektohen në format bashkëkohor më shumë

7- Njihuni me akset e rëndësishme rrugore që do të përfundojnë brenda vitit 2019

Buxheti i vitit 2019, parashikon të përfundojë të gjitha rrugët kombëtare të vendit, të lëna përgjysëm. Do të përfundojë rruga Kukës-Morinë. Do ndërtohet nyja e Milotit më shumë

 

8- Panairi i librit në Vjenë, marrin pjesë 4 autor shqiptarë

Nën moton “Shqipëria në fokus“, letërsia shqipe shkon në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Vjenë, Buchëien 2018, i cili mbahet nga datat 8 -9 nëntor. Letërsinë shqipe do të prezantohet në këtë panair me autorët Agron Tufa, Arian Leka, Ilir Ferra dhe Lindita Arapi më shumë

9- Viti i Skënderbeut/ Ekspozitë për Skënderbeun në Athinë

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, në bashkëpunim me Bibliotekën e Gennadios, organizoi një ekspozitë me libra, gravura dhe kartëpostale të vjetra dhe të rralla për Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pjesë e koleksionit të kësaj biblioteke më shumë

10- Rruga Qafë Plloçë-Pogradec dhe Unaza e Pogradecit janë gati

Ka përfunduar puna për rikonstruksionin e rrugës Qafë Plloçë – Pogradec dhe Unazën e Pogradecit. Investimi fillon në hyrje të qytetit të Pogradecit, vazhdon në gjurmën ekzistuese të unazës dhe përfundon në më shumë