Panairi i librit në Vjenë, marrin pjesë 4 autor shqiptarë

194

Nën moton “Shqipëria në fokus“, letërsia shqipe shkon në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Vjenë, Buchëien 2018, i cili mbahet nga datat 8 -9 nëntor.

Letërsinë shqipe do të prezantohet në këtë panair me autorët Agron Tufa, Arian Leka, Ilir Ferra dhe Lindita Arapi.

Arian Leka do të paraqesë fragmente tekstesh dhe tregon për zhvillimin e ri letrar në Shqipëri dhe jetën letrare në Tiranë.

Agron Tufa do të prezantojë tekste të reja dhe do të flasë për trashëgiminë e vështirë të Shqipërisë dhe sfidat për punonjësit e kulturës në vendin e tij.

Ilir Ferra paraqet një tekst të ri rreth pritjes së refugjatëve hebrenj në Shqipëri, ”Nga Durrësi në Vjenë”.

Lindita Arapi do të lexojë pjesë nga romani i saj i cili ka fituar disa cmime “Vajzat me çelës në qafë”, i botuar edhe në gjermanisht “Schlüsselmädchen” dhe do të bisedojë me moderatoren rreth imazhit të Shqipërisë në botën gjermanofolëse.

Kjo pjesëmarrje mbështetet nga TRADUKI i cili është një rrjet evropian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë vende të Evropës dhe të rajonit juglindor të Evropës, i cili mbështetet shkëmbimin letrar nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë si dhe libra për fëmijë e të rinj.