Vjen “Chat Lock”, çfarë është risia e fundit e WhatsApp dhe si do funksionojë?

3

Duke marrë parasysh natyrën private të bisedave në WhatsApp, Meta duket se po bën një hap në drejtimin e duhur me risinë e fundit.

Tashmë të gjithë përdoruesit e WhatsApp, do kenë mundësi të kyçin një bisedë, duke qenë të vetmit që mund ta hapni.

Sipas mediave të huaja, aplikacioni i Meta-Facebook mund të shtojë opsionin Chat Lock, nëpërmjet të cilit përdoruesit do të kenë mundësi të bllokojnë një bisedë, e cila mund të lexohet vetëm me një akses me gjurmën e gishtit ose një fjalëkalimi.

Madje nëse dikush tjetër do të tentojë të hapë këtë bisedë dhe nuk arrin vërtetimin, atëherë ajo do të fshihet.

Dihet pak se si do të shfaqen njoftimet nga këto biseda, çfarë ndodh me mediat në biseda dhe sa biseda mund të kyçim me kod.

/ata.gov.al