Ndryshimet janë aktualisht ekskluzivisht për përdoruesit e celularëve Android, përfshirë Samsung, pasi ata me pajisjen Apple duhet të presin për një përditësim të ardhshëm.
Pamja e re e aplikacionit do t’i bëjë klientët të jenë në gjendje të shtojnë tituj kur dërgojnë dokumente.
Një prezantim i avatarëve të personalizuar tashmë i ka bërë njerëzit të flasin për këtë funksion të ri argëtues që është lançuar.
Tani lejohen gjithashtu përshkrime më të gjata në bisedat në grup.
Dhe për herë të parë keni më pak kufizime sepse mund të dërgoni deri në 100 foto dhe video në të njëjtën kohë. Deri tani limiti ishte vetëm 30.
Sakaq sot, përdoruesve të Apple u është kërkuar të instalojnë përditësimin më të fundit, për të rregulluar një sërë gabimesh dhe problemesh.
Përditësimet janë shpërndarë në shumicën e pajisjeve të tyre – iPhone, iPad, Mac, Apple TV, Watch dhe HomePods.
Softueri i ri merret me defektet dhe zbrazëtitë e sigurisë, kështu që njerëzit me produktet e Apple u nxiten t’i përditësojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur.
/businessmag.al