Xhubleta shqiptare pasuri e gjithë botës, vjen lajmi fantastik për veshjen 4 mijë vjeçare të shqiptarëve

98

Ky është padyshim lajmi më i mirë për sot. Pak orë pas festës së Pavarësisë dhe ende nën efektin e krenarisë së flamurit kuq e zi, një tjetër pjesë e kulturës sonë, xhubleta, hyn krenare në listën e trashëgimisë botërore që mbrohet në UNESCO. Lajmin e mirë e ka bërë publik ministria e Kulturës.

Xhubleta 4 000-vjeçare tashmë do të jetë pasuri e gjithë njerëzimit, duke shënjuar në historinë e thesareve të botës se vajzat në Alpet shqiptare vijojnë e veshin xhubletën, njëlloj si dikur në qytetërimin ilir, i cili vijon të trashëgohet ende në këto toka shqiptare.

Xhubleta shtohet në listën e pasurive si Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe isopolifonia në listën e pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO./Poal