Banorët e Zall Bastarit tani do të kenë një rrugë të re me standarde e sinjalistikë rrugore.
Rruga në Zall Bastar tashmë është hapur tërësisht me dy kalime duke afruar banorët, si dhe produktet bujqësore dhe blektorale të kësaj zone me tregun e Tiranës.
Pjesë e rëndësishme e investimit kanë qenë edhe ndërtimi i disa urave në pjesë të ndryshme të kësaj rruge, si dhe ndërtimi i bankinave.