FOTOT/ Vijojnë punimet për ndërtimin e rrrugës Orikum – Dukat

51

Punimet për ndërtimin e rrugës Orikum-Dukat po vijojnë me ritme të shpejta.

Rruga përfshin segmentin Ura e Shën e Elizës deri në Portin e Jahteve dhe deri tani është kryer 13 % e volumit të punimeve dhe shumë shpejt do të fillojë shtrimi i konglomeratit.

Ky segment prej 14.7 km është një vepër e rëndësishme, pasi lidh bypass-in e Vlorës me tunelin e Llogorasë, duke shkurtuar kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut si dhe rritur sigurinë rrugore.

Në këtë segment parashikohet ndërtimi i 5 urave si dhe një tunel panoramik.

Orikum-Dukat është segmenti i radhës i gjerdanit infrastrukturor në jug të vendit, i cili afron më tepër bregdetin për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj.