Zbuluan vaksinën, kush është çifti i shkencëtarëve që riktheu shpresën për botën

69
Kompanitë gjermane Biontech dhe kompania amerikane Pfizer janë në prag të miratimit emergjent të vaksinës kundër koronës. Pas këtij zbulimi të madh që i jep frymëmarrje botës, ndodhen edhe dy shkencëtarë nga Gjermania me prejardhje turke: Ugur Sahin dhe Özlem Türeci.
 
Çifti, janë edhe dy shkencëtarët kryesorë që zbuluan vaksinën, ku të dhënat paraprake flasin për 90 për qind mbrojtje ndaj COVID-19. Kështu ata bëhen të parët në garën për vaksinën në botën perëndimore.
 
“Lightspeed”, shpejtësia e dritës, kështu u quajt projekti i kompanisë gjermane Biontech, që nisi në fillim të janarit. Synimi i tij ishte zhvillimi në kohë rekord i vaksinës kundër koronavirusit. Dhe që atëherë projekti përparoi me shpejtësinë e dritës. Nëqoftëse në kohë normale për zhvillimin e një vaksine duhen tetë deri dhjetë vjet, shkencëtarët nga qyteti i Mainz-it do të mund të jenë në gjendje të marrin aprovimin e vaksinës në SHBA për më pak se brenda një viti./PO.AL