Në Fallanden, kanton i Zyrihut, që prej datës 23 shtator filloi për herë të parë mësimi në gjuhën shqipe, me mësuese Nora Macula.
Nisma për vijimin e zgjerimit të numrit të klasave në gjuhën shqipe, në rajone të ndryshme të Zvicrës, dëshmon vullnetin e prindërve për të mbajtur lidhje të forta me traditën dhe kulturën shqiptare, si dhe përkushtimin e mësuesve për punën e palodhur për mësimin e gjuhës shqipe nga brezat e rinj.