Zviceranët i adhurojnë pushimet në Shqipëri, ja çfarë shkruan faqja e njohur

20

Kërkesat për rezervime për vendin ballkanik po rriten nga viti në vit, shkruan faqja e njohur zvicerane m20min, në një shkrim kushtuar Shqipërisë.

”Sidomos kryeqyteti, Tirana, është shumë popullor për turistët zviceranë”, thekson m20min.

”Shqipëria është një destinacion turistik në rritje mes zviceranëve. Kjo është e dhëna e fundit statistikore nga platforma online Ebookers.

Mes janarit dhe korrikut 2019, kërkesat për rezervime në hotele u rritën 80%, krahasuar me vitin e kaluar.

Dhe, nëse krahasojmë vetëm për kërkesat për muajin korrik, rritja është 180% krahasuar me një vit më parë.

Sipas Ebookers, gjysma e rezervimeve u bënë për destinacionet bregdetare.

Nëse Tirana është në krye të kërkesave, Durrësi dhe Saranda janë shumë popullore për pushime në det”, përfundon faqja e njohur zvicerane m20min.