A e dini se…

41

Shpendi që qëndron më shumë duke fluturuar.

Dejka (ang. ‘common swift’, lat. ‘apus apus’) është shpend i familjes Apodidae, ku bëjnë pjesë dallëndyshet, Prej kohësh ishte dyshuar se ky shpend qëndronte për kohë shumë të gjata në fluturim pa u ulur në tokë. Por, tashmë për herë të parë, hulumtuesit suedezë gjetën nëpërmjet lokalizuesve të vendosur tek 7 shpendë dejka se ato qëndrojnë për rreth 10 muaj pa u ulur asnjëherë të vetme. Madje ato pinë ujë duke fluturuar shumë ulët me pellgjet ujore.

Ato qëndrojnë vetëm 2 muaj në tokë gjatë periudhës së ndërtimit të folesë dhe çiftëzimit. Ajo çfarë mbetet e panjohur rreth këtyre shpendëve të jashtëzakonshëm është se kur dhe se sa flejnë. Për këtë të fundit shkencëtarët hipotetizojnë se mund të kenë trurin si të delfinit, ku gjysma fle dhe gjysma tjetër është zgjuar. Por, ka shkencëtarë të tjerë që mendojnë se dejka mundet edhe mos flejnë fare gjatë periudhës që janë në fluturim.

Ndërsa për të vegjëlit e tyre që sa kanë mësuar të fluturojnë dhe dalin për herë të parë në shtegtim nuk dihen shumë gjëra veç faktit se për gati dy vjet nuk gjenden askund në tokë që të mund të studiohen.

Ky lloj shpendi ndodhet edhe në Shqipëri, ku ndoshta mund t’a keni parë.