‘Jemi me ju’/ SHBA: Do ndihmojmë me 100 milionë dollarë miq si Shqipëria

89

SHBA ka njoftuar se do të ndihmojë Shqipërinë financiarisht në këtë moment të vështirë, me koronavirusin.

Njoftimi u dha nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“SHBA ka caktuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe të tjerë, për të luftuar COVID 19.

Kjo në kuadër të një asistence më të gjerë, që ka shërbyer në ndërtimin e kapacitetit dhe në forcimin e infrastrukturës.

Ne do ta kalojmë këtë së bashku, si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!”