Këshilla: Si të qëndroni të sigurtë online, mbrojtja nga viruset dhe mashtrimet

54

Në këtë shkrim do t’ju tregojmë disa gjëra  praktike dhe teknike se si të qëndroni të sigurt online.

Mbrojtja e identitetit tuaj

Ashtu siç futeni ju online, ashtu futen edhe persona që mund të duan t’ju dëmtojnë.

Ndaj bëni kujdes pasi informacioni që publikoni mbi veten tuaj mund t’ju bëjë pre të sulmeve dhe abuzimeve nga persona të tjerë por edhe vete “miqtë” tuaj!

P.sh. çdokush mund të keqpërdorë:

  • Fotot personale
  • Adresën apo informacionet e tjera të kontaktit
  • Datëlindjen juaj (për t’ju zbuluar fjalëkalimin, etj.)
  • Rrjetin shoqëror (miqtë në Facebook apo rrjete të tjera kur marrin akses të llogarisë tuaj)

Këto informacione mund të përdoren për t’ju njohur apo gjetur informacione të tjera rreth jush. Shpesh herë, këto informacione mund të çojnë edhe në gjetjen e fjalëkalimit të llogarive tuaja në rrjetet sociale por edhe në vende të tjera.

Ndaj disa mënyra të përdorimit të sigurt të internetit kërkojnë që ju të:

  • krijoni fjalëkalime të vështira,
  • ndryshoni fjalëkalimin tuaj çdo disa muaj,
  • tregoni shumë kujdes kur e përdorni internet në internet kafe (pasi aty ju kopjojnë të dhënat),
  • mos ia tregoni askujt fjalëkalimin,
  • aktivizoni opsionet e sigurisë së dyfishtë për email-in dhe rrjetet sociale,
  • krijoni një adresë të dytë për faqet e dyshimta

Mbrojtja nga viruset

Një nga mënyrat kryesore se si mund të vidhen të dhënat tuaja personale është nëpërmjet viruseve që mund të instalohen në kompjuterin tuaj me ose pa dijeninë tuaj.

Kompjuterat në internet kafe janë vazhdimisht të mbushur me këto lloj virusesh

  • Instaloni një program të mirë kundër viruseve (falas Microsoft Security, Avira, etj.)
  • Skanoni kompjuterin të paktën një herë në muaj

Mbrojtja nga faqet e pasigurta

  • Shumë faqe me informacion, por jo të gjitha të sigurta
  • Përdorni ato që sugjerohen nga Google
  • Përdorni një adresë tjetër Email-i ([email protected])
  • Përditësoni lundruesin (brouserin) tuaj (sugjerohen Firefox & Chrome)
  • Mos instaloni çdo toolbar apo extension që ju del përpara, sa më pak aq më mirë.
  • Instaloni LastPass për menaxhimin e fjalëkalimeve në kompjuterin personal
  • Mos e ruani fjalëkalimin tuaj brenda brouserit (lundruesit)
  • Mos i fusni të dhënat tuaja nëse faqja nuk disponon certifikatën SSL që përëson sigurinë e faqes

Mbrojtja nga njerëzit që nuk i njihni dhe ofertat e dyshimta

  • Mos u joshni nga ofertat për para të lehta me email.
    (rasti i hakerave shqiptare që ishin lidhur me dikë për të marre informacionet e kartave te kreditit)
  • Mos i merrni parasysh ofertat e dyshimta për çmime në emrin tuaj (mesazhet nga Kenia, etj.)
  • Mos i pranoni ftesat për t’u takuar me persona që nuk i njihni.
  • Mos i pranoni ftesat nga njerëz që thonë se mund t’ju ofrojnë diçka, por që mund të kenë synime të tjera.
  • Mos e jepni asnjëherë adresën tuaj të shtëpisë apo nr. e celularit njerëzve që nuk i njihni personalisht.
  • Nëse keni dyshime për dikë me të cilin keni qenë duke biseduar, atëherë tregojini prindërve.

Sugjerime veçanërisht për Facebook-un

  • Mbushni pyetjet e Sigurisë (Profili > Siguria)
  • Aktivizoni lundrimin e sigurt “https” (Profili > Siguria > Shfletimi i sigurte)
  • Shqyrtoni opsionet te “Privatësia” (Profili > Privatësia )
  • Mos pranoni ftesa nga persona që nuk i njihni
  • Mos pranoni ftesa thjesht për numër “miqsh”
  • Mos pranoni ftesa kot!
  • Bllokoni miqtë që abuzojnë me komente apo me fotot
  • Raportoni profilet që mund të hapen në emrin tuaj
  • Raportoni personat që mund të jenë duke abuzuar