Projekti/ Investimi 91 milionë lekë, ja si do shndërrohet Rrogozhina (FOTO)

27

Një fond prej 91.6 milionë lekësh do të vihet në funksion të rikonstruksionit të rrugëve në qytetin e Rrogozhinës. Tenderi është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, i ndarë në disa faza.

Rrugët për të cilat bëhet fjalë në këtë projekt janë ato në Lagjen sipër Stacionit të Trenit, në brendësi të qytetit.  Sipas specifikimit të tenderit, projekti do të finalizohet në 2022, megjithatë, kjo etapë e parë do të përfshijë punime të ndryshme si prishje, çmontime, spostime, punime shtresash për shtrimin e rrugës, punime trotuari, punime vepra arti, punime elektrike apo sinjalistikë.

Pritet që kjo fazë të përfundojë brenda një afati kohor prej 4 muajsh, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Nga ana tjetër, hapësira në të cilën do të investohet, do të përfshirë edhe terren sportive dhe kënd lojërash për fëmijë.